U futën pasi ndiheshin keq nga gazi lotsjellës, policia tenton t’i nxjerrë qytetarët jashtë librarisë
Disa persona janë futur në një librari pranë qendrës së Tiranës për t’u strehuar, pasi janë ndier keq nga gazi lotsjellës i përdorur gjatë protestës nga Policia. Efektivët e policisë tentojnë t’i nxjerrin ata nga ambientet e librarisë, por përballen me kundërshtimin e disa personave të pranishëm, të cilët krijojnë një bllokadë për të penguar ndërhyrjen. Më pas ata u kthyen, duke mos arritur të kalojnë dot në ambientet e brendshme të biznesit.
Burimi:
kohajone.com