Protesta kuqezi me bilanc të rëndë, 30 të lënduar dhe 16 qytetarë të shoqëruar

Protesta kuqezi me bilanc të rëndë, 30 të lënduar dhe 16 qytetarë të shoqëruar

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë në kryeqytet është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Sipas informacioneve paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 persona të lënduar, ndërsa policia ka shoqëruar deri më tani 16 persona. Tubimi nisi në orën 10:00 në sheshin “Skënderbej”, ku qytetarët u mblodhën me flamuj kuqezi. Pas rreth dy orësh, protestuesit u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ku situata u përshkallëzua dhe u shënuan akte dhune. Më pas, protesta u zhvendos sërish në sheshin “Skënderbej”, ku forcat e policisë ndërhynë për shpërndarjen e turmës. Një re e dendur gazi lotsjellës mbuloi zonën, ndërsa policia përdori edhe autobotët me ujë me presion. Efektivët zbrazën për herë të dytë sheshin...