U fut në lumin Mat për të hedhur rrjetat, kush është peshkatari që dyshohet se u mbyt (Emri)

U fut në lumin Mat për të hedhur rrjetat, kush është peshkatari që dyshohet se u mbyt (Emri)

Dede Qoku është peshkatari që dyshohet se u mbyt në lumin Mat pasi u fut në ujë për të hedhur rrjetet. Peshkatari, rreth 60-vjeç, u denoncua i zhdukur nga shoku i tij me iniciale D. Q., rreth orës 13:40. Dyshohet se ai ishte futur në ujë në afërsi të Urës së Zogut për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet për gjetjen e trupit të Dede Qokut. Ndërkohë, pritet ndërhyrja e ekipit të palombarëve të RENEA-s për të vijuar kërkimet në ujë. Grupi hetimor ndodhet gjithashtu...