U fut në det për të notuar në Sarandë, humb kontaktet me familjen 57 vjeçari portugez

U fut në det për të notuar në Sarandë, humb kontaktet me familjen 57 vjeçari portugez

Ende asnjë shenjë jete për 57 vjeçarin portugez, që ka humbur lidhjen me miqtë mbasditen e të dielës. Një skaf i Policisë Kufitare të Sarandës ka dalë mëngjesin e sotëm në kërkim të shtetasit portugez Antonio Manuel Antunes Gonçalves 57 vjeç i cili ka humbur kontaktet me miqtë e tij prej mbasdites të së dielës në orën 18:00. Kërkimet për 57 vjeçarin portugez bëhen edhe nga toka nga efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë. 57 vjeçari portugez Antonio Manuel Antunes Gonçalves, i ndodhur në Sarandë me miq për turizëm mbasditen e të dielës ishin në afërsi të lagunës, në vendin...