U fsheh nga frika e gjakmarrjes shqiptare/ Historia tronditëse e një krimineli lufte: Abuzoi barbarisht me fëmijët

U fsheh nga frika e gjakmarrjes shqiptare/ Historia tronditëse e një krimineli lufte: Abuzoi barbarisht me fëmijët

Si mbikëqyrës në konviktin Albertinum në Gjermani, Johannes Arendt kishte torturuar dhe rrahur fëmijë. Kështu thuhet në një studim. A u fsheh ai atje sepse ishte kriminel lufte? Nga Ansgar Zender, SWR Helmut Boos ishte nxënës nga viti 1964 deri në vitin 1972 në konviktin ipeshkvnor në Eifel të Gjermanisë. Prej kohësh ai ishte i bindur se njëri prej mbikëqyrësve të tij kishte diçka për të fshehur. Ai vendosi të bënte kërkime. Gjatë tyre hasi në publikime mbi krimet e luftës në Shqipëri. Në qendër të akuzave: Johannes Arendt. Një studiues shqiptar kishte arritur të gjente gjurmët e Arendtit, ndërsa po kërkonte personat përgjegjës për ekzekutimin e një 20-vjeçari, i cili kishte ndodhur në vitin 1944 në qytetin e vogël të Koplikut, në veri të...