U ekstradua nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në burg Hasan Ndërjakun, i cili u ekstradua nga Italia vetëm dy ditë më parë në Shqipëri. Ndërjaku ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe ndaj tij ishte caktuar në mungesë masa e sigurisë “arrest në burg”, nën dyshimet për përfshirje në grup të strukturuar kriminal. Pas arrestimit në Itali, Hasan Ndërjaku kishte qëndruar në masën e “arrestit në shtëpi”, deri në përfundimin e procedurave të ekstradimit drejt Shqipërisë. Gjatë seancës së zhvilluar këtë të premte në GJKKO, mbrojtja kërkoi që në dosjen gjyqësore të administrohej edhe vendimi i Gjykatës italiane, i cili përcakton kushtet dhe kufijtë mbi të cilët ishte lejuar ekstradimi i Ndërjakut. Avokati i tij, Rigert Koni, deklaroi...
Burimi:
syri.net