Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
U ekstradua nga Dubai/ GJKKO konfirmon masën “arrest në burg” për Denis Bajrin
Është konfirmuar nga ana e GJKKO masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Bajrin, i cili u ekstradua më 23 korrik nga Dubai. Konkretisht Bajri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit të madh “Metamorfoza” dhe u arrestua më 27 shkurt 2024 në Dubai. Ai akuzohet për vrasjen me paramendim të Gjin Boriçit (Ndojit) më 9 gusht 2020 në Vau Dejës. Nga hetimet dhe përgjimet e SPAK, janë zbardhur biseda të cilat sipas organit të akuzës përputhen në detaje me momentin e ekzekutimit dhe konfirmojnë përfshirjen e Bajrit në ngjarje.