Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
U dogj nga flakët për të shpëtuar njerëzit, presidenti viziton në spital shefin e komisariatit Delvinë
Pas drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda, edhe presidenti i vendit Bajram Begaj vizitoi mbrëmjen e djeshme në spital shefin e komisariatit Delvinë Agim Troci, i cili u lëndua nga flakët për të shpëtuar nga zjarri njerëzit në rrezik. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit vlerëson komisarin Troci dhe shprehet se shembulli i tij i guximit dhe përkushtimit është një frymëzim për të gjithë ne. “Vizitova sonte në spital Komisar Agim Trocin, i cili u lëndua gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në zonën e Senicës. Shembulli i tij i guximit dhe përkushtimit është një frymëzim për...