U dhunua me levë në lokalin e tij, zbardhen detaje nga sulmi ndaj ish-kreut të Zjarrfikëses Mallakastër! Autorët, të maskuar

U dhunua me levë në lokalin e tij, zbardhen detaje nga sulmi ndaj ish-kreut të Zjarrfikëses Mallakastër! Autorët, të maskuar

Ish-drejtuesi i repartit zjarrfikës në Mallakastër, Armand Aliaj, është bërë pre e një sulmi fizik mëngjesin e sotëm në Ballsh. Disa persona të maskuar e kanë goditur me levë, ndërsa ai ndodhej i vetëm në lokalin e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00. Sipas dëshmisë së Aliajt, ai sapo kishte përgatitur kafen kur autorët e kanë sulmuar nga pas, pa i drejtuar asnjë fjalë. Pas dhunës, ata janë larguar me një automjet tip “Audi Q5”. I dëmtuari ka shkuar vetë në spitalin e Ballshit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai ka pësuar dëmtime në ballë, duar dhe shpatull, ndërsa për plagën në ballë ka pasur nevojë për qepje. Më pas, është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit për ekzaminime të mëtejshme. Gjendja...