“U dha strehim politik dhunuesve” / Rama për PD-në: Ëndërrojnë që një polic t’i marrë jetën një të mituri!
Kryeministri Edi Rama tha se Partinë Demokratike se u dha strehim politik protestuesve të dhunshëm, ndërsa tha se të miturit po përdoren si “mish për top” në përplasjet me Policinë. Sipas Ramës, ata që qëndrojnë pas protestave ëndërrojnë që një efektiv policie t’i marrë jetën një të mituri, për të rikthyer një tjetër 21 Janar dhe për të vendosur shenjën e barazimit mes qeverisë së tij dhe atyre që, siç tha, vrisnin protestues në bulevard. “Ata që mbrëmë u dhanë strehim politik, duke bërë të njëjtën gjë edhe kur ishin në kohë të tjera, refuzimin për ta lënë Policinë të bëjë punën e vet. Por s’e kishin deri në fund kurajën të bënin këtë që po bëjnë sot. U gjetën të miturit, që merren dhe...
Burimi:
javanews.al