Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
U dha edhe jelekun e tij të shpëtimit, zbardhet dëshmia e turistëve për të cilët Arben Anamali sakrifikoi jetën
Dalin në dritë detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë ku humbi jetën kapiteni 51-vjeçar Arben Anamali, ndërsa shpëtonte turistë izraelitë në liqenin e Shkodrës. Sipas burimeve nga vendngjarja dhe dëshmive të mbledhura nga Policia e Shkodrës, ditën e aksidentit Anamali ka qenë duke kryer transportin e zakonshëm turistik me varkën e bashkisë, në të cilën ndodheshin shtatë turistë nga Izraeli. Gjatë lundrimit, disa prej tyre janë hedhur në ujë pa paralajmërim dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me urdhrin e kapitenit për të mos e bërë një veprim të tillë, për shkak të rrymave të forta në zonë.Lexo edhe :Related...