U dënua për vrasjen e ish-policit Santiago Malko – Gjykata e Lartë rikthen për rishqyrtim vendimin për Blendi Tetën

U dënua për vrasjen e ish-policit Santiago Malko – Gjykata e Lartë rikthen për rishqyrtim vendimin për Blendi Tetën

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Blendi Tetën, i akuzuar për përfshirjen e tij në vrasjen e ish policit Santiago Malko, ngjarje e shënuar në 27 gusht 2019. Shkalla e tretë e gjyqësorit në dhomë këshillimi, këtë të enjte vendosi prishjen e vendimit të Apelit të datës 14 qershor 2022 dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues. Blendi Teta u dënua nga Apeli me 25 vite burg, nën akuzën se ai vëzhgoi lëvizjet e Malkos dhe ndihmoi autorët në ekzekutimin e tij. Të akuzuar po ashtu nga SPAK për...
Burimi: Syri.net