U denoncua i zhdukur nga i ati! Ky është 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit

U denoncua i zhdukur nga i ati! Ky është 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit

Personi në foto është 23-vjeçari, Renis Dobra i cili u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. I riu i cili u denoncua i zhdukur nga babai i tij, dyshohet se është rrëmbyer në qytetin e Burrelit dhe më pas është vrarë. Prokurori i Dibrës dhe ekspertë nga Tirana kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa policia ka rrethuar zonën prej momentit të gjetjes së trupit të pajetë. Ka qenë një banor i zonës që gjeti 23-vjeçarin pranë liqenit të Shkopetit ndërsa ka njoftuar policinë.
Burimi: Javanews.al