U.D. Presidentja Haxhiu dekoron Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

U.D. Presidentja Haxhiu dekoron Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

1 September, 2026 - 12:19 Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në Kosovë. Me këtë rast, Haxhiu priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Komitetit Norvegjez të Helsinkit, Berit Nising Lindeman, dhe Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm, Gunnar M. Ekelove-Slydal. Gjatë takimit, U.D. Presidentja vlerësoi rolin e rëndësishëm të Komitetit në dokumentimin dhe ndërkombëtarizimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë viteve kur ato mbeteshin larg vëmendjes së opinionit ndërkombëtar. “Në periudhën kur shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në Kosovë mbeteshin larg vëmendjes ndërkombëtare, Komiteti Norvegjez i Helsinkit ishte ndër organizatat e para perëndimore që i...