U arrestuan nga Policia gjatë ditës së dytë të protestës së dhunshme, nis në Gjykatë seanca për masat ndaj 55 të dyshuarve!

U arrestuan nga Policia gjatë ditës së dytë të protestës së dhunshme, nis në Gjykatë seanca për masat ndaj 55 të dyshuarve!

Në Gjykatën e Tiranës ka nisur seanca gjyqësore për 55 protestuesit e arrestuar gjatë ditës së dytë të protestës studentore. Seanca pritet të shqyrtojë çështjen e protestuesve të arrestuar, teksa priten vendimet që do të marrë gjykata. Ata janë arrestuar pas akteve të dhunshme në protestat që kanë përfshirë vendin 4 ditët e fundit, ku kanë sulmuar me gurë e molotovë institucione e efektivë. Ndaj tyre rëndojnë disa vepra penale, nga “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” deri te “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”....