U arrestuan në protestë, vijon seanca për masat ndaj 63 personave! Deri më tani 5 prej tyre janë lënë në burg dhe 3 të tjerë detyrim paraqitjeje
Në Gjykatën e Tiranës po vijon seanca gjyqësore për 63 protestuesit e arrestuar gjatë ditës së dytë të protestës studentore. Seanca pritet të shqyrtojë çështjen e protestuesve të arrestuar, teksa priten vendimet që do të marrë gjykata. Gazetarja Anila Hoxha, raporton se deri më tani 3 prej tyre janë lënë në masën “detyrim paraqitjeje”, ndërsa pesë të tjerë janë lënë në burg, me afat 21 ditë. Për të tjerët vijon ende seanca në Gjykatën e Tiranës. Gjyqtarja e çështjes është Vjollca Spahiu.
Burimi:
javanews.al