Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U arrestuan gjatë ‘Bllokut 33’, publikohet fotoja e dy vëllezërve Gurzi, dyshohet se drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokale nate
Këta janë dy vëllezërit Artur dhe Durim Gurzi, të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Blloku 33”, kundër një organizate të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në lokalet e natës më të njohura në kryeqytet dhe rrethina. Të dy dyshohen si krerët e grupit kriminal me 42 anëtarë, nga të cilët së fundmi u prangosën 25 prej tyre dhe 8 u shpallën në kërkim. Në kërkim mësohet se është edhe vëllai i tretë i tyre. Vëllezërit dyshohen si furnitorët me lëndë narkotike të shpërndarësve në zonën e ish-Bllokut. Shumë nga të arrestuarit janë banakierë dhe kamerierë lokalesh, teksa...