U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë tubimit, duke caktuar masa më të lehta sigurie për personat nën hetim. Sipas vendimit të gjykatës, 12 prej tyre do të jenë nën masën e “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Për njërin prej protestuesve është vendosur edhe ndalimi i afrimit në një distancë jo më të vogël se 100 metra nga ndërtesat e institucioneve publike, si dhe ndalimi i qëndrimit në sheshe dhe ambiente ku zhvillohen tubime apo manifestime publike, pa autorizimin paraprak të gjykatës. Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar masa sigurie për personat e arrestuar, duke propozuar për 10 prej tyre “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim dhe detyrim qëndrimi në një vend të caktuar”, ndërsa për dy të tjerë, G. P. dhe R....