Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U arrestua për vrasjen e Renato Hoxhës, zbardhet dëshmia e Eris Mehmetit: Makinën ia lashë mikut
👁12296
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Eris Mehmeti, i cili u arrestua dy ditë më parë. Ai akuzohet se e ndihmoi duke e larguar me makinë pas atentatit mbrëmjen e 27 prillit, ekzekutorin e Renato Hoxhajt. Mehmeti ka thënë se makinën ia ka lënë në përdorim një miku të tij, pasi ia kishte kërkuar. Ai ka thënë se nuk e di se për çfarë është përdorur makina e tij. Sipas hetimeve, policia dyshon se automjeti mund të jetë çmontuar në ndonjë pikë skrapi ose në servis.