U arrestua me Ergys Agasin, ish-polici Uljan Shpataraku transferohet në burgun e Peqinit

U arrestua me Ergys Agasin, ish-polici Uljan Shpataraku transferohet në burgun e Peqinit

Ulian Shpataraku, ish-zyrtar policie që u arrestua teksa shoqëronte të shumëkërkuarin Ergys Agasi, është vendosur në qelitë e paraburgimit në Peqin. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Shpataraku u la nën masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit. Ai po hetohet nën dyshimet si pjesë e grupit të Agasit. Ky i fundit akuzohet si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda AKSHI-t. Agasi u arrestua pas tetë muajsh në arrati. Ai është izoluar në qelitë e paraburgimit në Bradashesh të Elbasanit.