U arratis me të dashurin pasi ai i plagosi ish-burrin, 29-vjeçarja vetëdorëzohet në policinë e Fierit

U arratis me të dashurin pasi ai i plagosi ish-burrin, 29-vjeçarja vetëdorëzohet në policinë e Fierit

Është vetëdorëzuar në Policinë e Fierit Melisa Hoxhallari, e cila ishte arratisur së bashku me bashkëjetuesin e saj pas plagosjes së babait të fëmijës së saj Glefian Hoxhallari. Ky i fundit u plagos nga partneri i ish-gruas mbrëmjen e së dielës së 5 janarit në një lokal pranë vendit të quajtur “Zogu i Zi” në Fier dhe mbet në gjendje të rëndë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”...
Burimi: Top-Channel.tv