Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U abuzua seksualisht nga të rinjtë/ E mitura dyshohet se ka mbetur shtatzanë..
Katër persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga shtetasit M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15- vjeçare. Punohet për kapjen e 17-vjeçarit”, njofton policia. Dyshohet se 15-vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është dy muajshe.