Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
U-19/ Paraqitje pozitive, Shqipëria barazon ndeshjen e dytë me Italinë
Shqipëria U-19 barazoi me rezultatin 1-1 në ndeshjen e dytë miqësore ndaj Italisë, e zhvilluar sot në “Novarello Sporting Center”. Golin për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj e shënoi Mateo Dashi në pjesën e dytë të takimit. Tekniku kuqezi hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Culi (GK), Avdullari, Gecaj, Sylejmani, Sina, Huqi, Shpuza, B.Krasniqi, Arifi (C), Malaj, L.Krasniqi. Italianët kaluan të parët në avantazh falë golit të realizuar nga Andrea Orlani në minutën e 28-të. Gjatë pjesës së parë, trajneri Ahmataj u detyrua të bëjë tre zëvendësime, dy prej të cilëve për shkak dëmtimi. Arifi dhe Gecaj pësuan tërheqje muskulare dhe u zëvendësuan nga El Malem dhe Dashi, ndërsa në fushë u aktivizua edhe Krasniqi. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0...