Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tyson Fury rikthehet në ring vitin tjetër, synon triologjinë ndaj Usyk ose derbin britanik me Joshua
Boksieri britanik Tyson Fury ka vendosur të rikthehet në ring vitin tjetër. Lajmin e konfirmoi Turki Alalshikh, kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite, njeriu që po organizon eventet e mëdha të boksit. Ai shkroi në mediat sociale të mërkurën se kishte biseduar me Tyson Fury, i cili e kishte informuar se do të rikthehet vitin tjetër. Një rikthim që vjen një vit pas tërheqjes së tij nga sporti. Sipas Turki Alalshikh, objektivi i Fury është një hakmarrje ndaj Oleksandr Usyk. Britaniku synon triologjinë ndaj ukrainasit, që e ka mundur në dy përballjet e mëparshme. Nëse kjo...