Tyson Fury mesazh Joshua: Ke 10 vjet që më largohesh, por tani të ‘zura mat’ dhe do të hedh KO
Rivalët britanikë të peshave të rënda, Tyson Fury dhe Anthony Joshua, u përballën më në fund sy më sy para kamerave dy ditë më parë dhe shkëmbyen disa ngacmime lidhur me bisedimet e zgjatura që kanë vonuar vazhdimisht ndeshjen e tyre të shumëpritur. Fury dhe Joshua do të ndajnë ringun në stadiumin “Principality” në Kardif të premten, më 11 dhjetor. “Gjatë përgatitjeve për këtë duel, Eddie Hearn dhe AJ flisnin për pronarë, për të qenë shefi, ‘bosi’, mbledhësi i qirasë e gjëra të tilla,” tha Fury. “Kur shikoj pas meje, shoh vetëm një ‘don’ dhe ai është Fury kundër AJ. Tani keni ardhur të merrni qiranë, por unë nuk kam ndërmend të paguaj, sepse unë jam numri 1”, deklaroi më tej Tyson Fury për mediat...
Burimi:
telesport.al