Tymuese dhe fishekzjarre, presion titulli. Calgliari kalon natë “ferri” para “finales” ndaj Napolit

Tymuese dhe fishekzjarre, presion titulli. Calgliari kalon natë “ferri” para “finales” ndaj Napolit

23 Maj 2025 12:27 Alfred Lleshi Një natë pa gjumë dhe shumë e tensionuar në zonën “Fuorigrotta” të Napolit. Rreth 400 tifozë napolitanë, të mbledhur me motorë, në mënyrë të organizuar, marshuan përgjatë rrugës “Guglielmo Marconi” deri te “Hotel Esedra”, ku po qëndronte skuadra e Cagliarit, në prag të ndeshjes vendimtare për titullin kampion që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme. Qëllimi ishte i qartë: të prishnin qetësinë dhe gjumin e lojtarëve të Cagliarit natën përpara një sfide që mund të vendosë fatin e sezonit. Tifozët napoletanë ndezën tymuese, hodhën fishekzjarre, teksa nuk munguan këngët dhe koret e ultrasve tipikë...
Burimi: Telesport.al