“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë” në Kosovë, shmangen zgjedhjet e parakohshme dhe zgjidhet kriza politike disa mujore. Kuvendi i Kosovës është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme dhe ka votuar Justina Shiroka Pula për Presidente të Kosovës. Justina Pula ka marrë 81 vota, kundrejt një vote që ka marrë Eliza Hoxha. Votimi, i cili nisi disa minuta para se të trokiste mesnata, zgjati deri në orën 00:03, duke kaluar afatin kushtetues të 6 tetorit. Po ashtu Kuvendi ka votuar projektligjin që parashikon ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë. Amendamenti u botua me 90 vota pro, ndërsa projektligji në tërësi u votua me 88 vota pro. Menjëherë pas miratimit të ndryshimeve, protestues dhe mbështetës të UÇK-së kanë ‘shpërthyer’ në brohorima gëzimi jashtë ambienteve të...