Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Turqia paralajmëron për përshkallëzimin global të konfliktit pas sulmit amerikan ndaj Iranit
Ministria e Jashtme e Turqisë ka reaguar ashpër pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke paralajmëruar se ky veprim ka rritur në maksimum rrezikun e përhapjes së konfliktit dhe destabilizimit rajonal, i cili sipas saj, u nxit fillimisht nga agresioni izraelit. Në deklaratën e saj të parë zyrtare pas zhvillimeve dramatike të 22 qershorit, Ankaraja paralajmëron se tensionet aktuale mund të shndërrohen nga një krizë rajonale në një konflikt me përmasa globale. “Si Turqi, kemi theksuar vazhdimisht rrezikun e përhapjes së konfliktit në rajon, që nisi me përshkallëzimin e dhunës nga Izraeli. Sulmi i sotëm i SHBA-së...