Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi më 1 nëntor

Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi më 1 nëntor

Turqia ka miratuar zyrtarisht ndalimin e qasjes në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 15-vjeçare. Ligji u publikua të shtunën, pas miratimit nga Parlamenti turk në prill, ndërsa zbatimi i tij do të nisë më 1 nëntor.Sipas rregullave të reja, platformat e rrjeteve sociale do të detyrohen të marrin masa teknike dhe administrative për të zbatuar kufizimin, përfshirë verifikimin e moshës së përdoruesve. Ligji parasheh që ky proces të realizohet përmes një sistemi verifikimi të lidhur me një kod të lëshuar nga autoritetet shtetërore.Rregullat përfshijnë edhe kufizime për përdoruesit mbi 15 vjeç, duke përcaktuar se platformat nuk duhet t’u ofrojnë shërbime që mund të kenë efekt varësie.Turqia ka vendosur vazhdimisht kufizime ndaj platformave online dhe llogarive të mediave sociale. Në vitin 2024, autoritetet bllokuan për...