Turqia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet e Izraelit: Pretendimet janë të pabazuara!

Turqia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet e Izraelit: Pretendimet janë të pabazuara!

Turqia ka hedhur poshtë pretendimet e publikuara në disa media ndërkombëtare dhe në rrjetet sociale se ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit në Izrael, duke i cilësuar ato si tërësisht të pabazuara. Qendra për Luftimin e Dezinformimit pranë Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë deklaroi në platformën NSosyal se këto raportime janë pjesë e një fushate të qëllimshme për përhapjen e informacionit të rremë dhe ndikimin në opinionin publik. Institucioni u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e pretendimeve që, sipas tij, synojnë të mashtrojnë publikun. Reagimi i Ankarasë vjen në një kohë kur Izraeli përballet me vështirësi për sigurimin e shumicës parlamentare të nevojshme për formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve të zhvilluara të martën. Sipas rezultateve paraprake,...