TURQIA HYN NË LOJË/ ANKARAJA NE KEMBE: Gati të ndihmojmë ushtarakisht Arabinë Saudite
Turqia ka sinjalizuar gatishmërinë për t’i ofruar mbështetje ushtarake Arabisë Saudite, ndërsa sulmet e Houthive ndaj territorit saudit po vendosin në provë aleancën e re të mbrojtjes mes Ankarasë, Riadit dhe Islamabadit. Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan deklaroi se sulmet ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Arabisë Saudite janë serioze dhe se Turqia qëndron në solidaritet me Riadin. Sipas Fidanit, Arabia Saudite mund të ketë nevoja ushtarake, veçanërisht në aspektin teknik, dhe Ankaraja është e gatshme t’i plotësojë ato. Deklarata merr peshë të veçantë për shkak të Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës, të nënshkruar muajin e kaluar nga Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani. Parimi kryesor i marrëveshjes është i fortë: një sulm i armatosur kundër njërit prej tre shteteve konsiderohet sulm kundër...
Burimi:
ntv.al