Ancelotti i përgjigjet Romarios, pas kërkesës për shkarkim: Flet shumë, por është e drejta e tij

Ancelotti i përgjigjet Romarios, pas kërkesës për shkarkim: Flet shumë, por është e drejta e tij

16 Nëntor 2026 15:42 Alfred Lleshi Carlo Ancelotti iu është përgjigjur kritikave të ashpra të Romarios, fituesit të “Topit të Artë” në vitin 1994, i cili pas humbjes 3-2 ndaj Japonisë kërkoi publikisht nga Federata Braziliane e Futbollit (CBF) shkarkimin e trajnerit italian. Në prag të miqësores kundër Singaporit, Ancelotti reagoi me qetësi, por edhe me ironi: “Romario shpreh një opinion, si gjithë të tjerët, dhe kjo është e drejta e tij. Mund të thotë gënjeshtra, të vërteta apo marrëzira. E vërteta është se Romario flet shumë, por kjo është e drejta e tij”. Trajneri pranoi se paraqitjet e Brazilit nuk janë ende në nivelin e kërkuar dhe se nevojitet shumë punë për ta rikthyer kombëtaren në majat e futbollit botëror. Ancelotti vlerësoi gjithashtu Raphinha,...