Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Turqi/ Varka shpërthen pas furnizimit me karburant, plagosen tre persona
👁5815
Një shpërthim në një varkë turistike në Bodrum të Turqisë ka lënë të plagosur të paktën tri persona. Sipas burimeve, varka 12 metra e gjatë me emrin Aslan ishte furnizuar me karburant pak para se të ndodhte shpërthimi. Incidenti ndodhi në momentin që varka po largohej nga skela, duke shkaktuar një shpërthim të menjëhershëm. Menjëherë, vendngjarje mbërritën forcat e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit, të cilët ndërhynë për të shuar flakët dhe për të dhënë ndihmën e parë të plagosurve. Syri.net-Protothema