Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Turqi/ Qeveria e Erdogan ‘breshëri’ arrestimesh ndaj zyrtarëve të opozitës, ‘47 prej tyre ju vendosën prangat sot’
👁2395
Autoritetet turke ndërmorën një tjetër breshëri arrestimesh herët në mëngjesin e së shtunës, si pjesë e një fushate në zgjerim kundër Partisë Republikane Popullore (CHP), forca kryesore opozitare në vend. Kjo është vala e pestë radhazi e arrestimeve që synon drejtues të nivelit të lartë të bashkive, të cilët janë zgjedhur nën siglën e CHP-së. Prokuroria e Stambollit lëshoi urdhër-arreste për 47 zyrtarë të CHP-së, shumica prej të cilëve mbajnë poste në administratën lokale. Mes tyre janë edhe pesë kryetarë minibashkie, tri të Bashkisë së Stambollit (Büyükçekmece, Gaziosmanpaşa dhe Avcılar), dhe dy të tjerë në provincën jugore të Adanas (Seyhan...