Turqi/ Gjoba për pasagjerët që shkelin rregullat gjatë zbritjes nga avioni

Turqi/ Gjoba për pasagjerët që shkelin rregullat gjatë zbritjes nga avioni

Autoriteti i Aviacionit Civil në Turqi ka vendosur masa të reja për të rritur sigurinë gjatë udhëtimeve ajrore, duke vendosur gjoba për pasagjerët që shkelin rregullat gjatë uljes së avionit. Sipas rregulloreve të përditësuara, të cilat hynë në fuqi që prej majit, pasagjerët që heqin rripat e sigurimit para se avioni të ndalet plotësisht, që hapin dollapët e bagazheve ose që zënë korridorin para se të ketë sinjalin për zbritje, do të ndëshkohen me gjoba. Kjo masë vjen pas një rritjeje të evidentuar të shkeljeve të sigurisë gjatë fazës së taksisë pas uljes së avionit, sipas Drejtorisë së Aviacionit Civil...
Burimi: Syri.net