Turizmi në Kosovë dhe inteligjenca artificiale, në fokus të konferencës që mbahet sot

Turizmi në Kosovë dhe inteligjenca artificiale, në fokus të konferencës që mbahet sot

Konferenca Qendrore për Shënimin e Ditës Botërore të Turizmit mbahet sot, më 25 shtator, në Emerald Hotel në Prishtinë, ku përfaqësues të institucioneve, sektorit të turizmit, teknologjisë dhe arsimit do të diskutojnë gjendjen aktuale, sfidat dhe perspektivën e zhvillimit të turizmit në Kosovë. Konferenca, e cila zhvillohet nga ora 09:00 deri në 14:00, mban temën “RE: TOURISM, AI në promovimin e turizmit në Kosovë”, ndërsa në fokus janë zhvillimi i sektorit turistik, promovimi i Kosovës dhe mundësitë që sjell transformimi digjital. Paneli i parë i konferencës i kushtohet temës “Turizmi në Kosovë – Gjendja aktuale, sfidat dhe perspektiva e zhvillimit”, me diskutime rreth pyetjeve se ku ndodhet sot turizmi në Kosovë dhe ku synohet të shkojë në të ardhmen. Paneli moderohet nga gazetarja dhe producentja...