Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Turizmi/ Kosova “largohet” pas heqjes së vizave, “mërziten” edhe polakët e spanjollët
Pavarësisht një rritjeje të qëndrueshme edhe pse modeste në raport me një vit më parë, turizmi po tregon tendenca interesante sa i takon grupeve që po na vizitojnë. Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve nga Instituti i Statistikave konfirmojnë edhe një herë se grupi kryesor që po dominon për nga pesha sa i takon të huajve (përveç shqiptarëve të Kosovës) janë italianët. Këta të fundit zënë 11.6 për qind të totalit të vizitorëve për këtë vit në periudhën janar-maj. Hyrjet e italianëve shënuan një rritje me 7.8 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Italianët...