Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Turistja e huaj gjendet e vdekur në një apartament në Vlorë
👁13390
Një shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në ambientet e një apartamenti me qira pranë zonës turistike të Ujit të Ftohtë në Vlorë. Sipas burimeve paraprake, gruaja kishte disa ditë që qëndronte në dhomën e marrë me qira. Trupi i saj është transportuar drejt morgut të spitalit rajonal për ekspertizë mjeko-ligjore. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes. Dyshimet janë se bëhet fjalë për vdekje natyrale.