Turisti amerikan i terrorizuar, pretendon se u ndalua nga një grup “policësh”

Turisti amerikan i terrorizuar, pretendon se u ndalua nga një grup “policësh”

Një shtetas amerikan pretendon se është ndaluar fizikisht në sheshin kryesor të Tiranës nga një grup prej rreth 10 burrash të veshur me të zeza dhe pa shenja dalluese. Sipas dëshmisë së tij, në momentin e ndalimit ai po bisedonte me pesë adoleshentë, të cilët gjithashtu u shoqëruan nga personat që kryen ndërhyrjen. Amerikani tregon se më pas u mor në pyetje nga dy prej tyre. Ai thotë se u identifikua si shtetas amerikan nga Bostoni dhe u tregoi patentën e drejtimit. Sipas pretendimit të tij, personat fotografuan dokumentin e identifikimit, si dhe vetë atë. Pas rreth 10 minutash, shtetasi amerikan pretendon se u la i lirë. Ai shton se gjatë së njëjtës paradite kishte parë edhe tre incidente të tjera të ngjashme në të...