Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
Ditët e para të muajit qershor kanë sjellë dyndje të turistëve nga vende të ndryshme që zgjedhin Shqipërinë si të preferuarën e tyre. Sipas ekspertëve të turizmit, plazhet, historia, bukuritë natyrore mbeten ndër arsyet kryesore që të huajt e preferojnë vendin tonë, nga jugu në veri. “Normalisht kryefjala është plazhi, por turistët zgjedhin të vizitojnë sajtet kulturore dhe historike. Gjithashtu edhe sportet e aventurës. Durrësi dhe Vlora mbajnë peshën kryesore të mikpritjes së turistëve sa i përket plazhit, ndërsa Berati, Kruja edhe Shkodra mbajnë peshën kryesore të turistëve që preferojnë historinë dhe kulturën. Trend i ri për destiancionet është edhe Dibra dhe Pogradeci për shkak të përmirësimit të infrastrukturës”, tha eksperti i turizmit, Rigers Beqiri. Por cilët jane 3 shtetet që zënë peshën kryesore të fluksit...