Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Turistët hollandezë u bllokuan në liqenin e Pogradecit me kanoe/ Babë e bijë nxirren në breg nga…
Në zonën e Tushemishtit, në Pogradec, policia kufitare i ka ardhur në ndihmë dy turistëve hollandezë, babë e bijë, pasi kishin dalë në liqen me kanoe dhe kishin kërkuar ndihmën e policisë pasi ishin bllokuar. Turistët kanë patur probleme me lëvizjen e tyre në liqen, ndërsa mësohet se janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe po dërgohen drejt hotelit ku do të kalojnë disa ditë pushimi në Pogradec. Policia kufitare vazhdon çdo ditë monitorimin në gjithë zonën e Pogradecit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të ndryshme që mund të ndodhin në ujërat e liqenit të Pogradecit.