Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit…
Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe i paparashikueshëm. CNN ka sjellë analizën e uebsajtit të parashikimit të turbulencave “Turbli”, i cili ka analizuar më shumë se 10,000 shtigje fluturimi, duke përdorur të dhëna nga burime, përfshirë Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike dhe Zyrën Meteorologjike të Mbretërisë së Bashkuar, për të renditur rrugët më të turbullta të planetit. Në një fluturim Delta nga Salt Lake City në Amsterdam, turbulenca të forta shkaktuan lëndime dhe një ulje emergjente, ndërsa raste të ngjashme janë raportuar në mbarë botën, përfshirë edhe një vdekje tragjike në një fluturim Londër-Singapor. Turbulenca ndodh kur rrjedha e ajrit në atmosferë shqetësohet nga pengesa si malet, stuhitë apo...