Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tuneli 19 milion euro i Skërficës, katër zyrtarë të ARRSH-së dënohen me punë publike
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e mbylli me dënime minimale procesin për tenderin 19 milionë euro të tunelit të Skërficës, duke shpallur të pafajshëm shumicën e zyrtarëve të akuzuar dhe duke dënuar katër prej tyre me nga 6 muaj burg, dënim që u konvertua në punë në interes publik. Vendimi u shpall të martën, 23 korrik, nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka, me anëtarë Rudina Palloj dhe Erjon Çela, të cilët vendosën shpalljen e fajësisë vetëm për ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, si dhe për tre anëtarë të grupit të punës në...