Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tsitsipas largon Ivanisevic si trajner dhe e akuzon: Nuk mund të punosh me diktatorë që flasin keq për ty
Tenisti grek Stefanos Tsitsipas, ish-numri 3 në botë, ka konfirmuar ndarjen nga trajneri i tij, ish-tenisti i njohur Goran Ivanisevic. Një ndarje që në pamje të parë duket normale, por duket se nën rrogoz fshihet më shumë, deri në inate e sherre mes palëve. Versioni i parë zyrtar i dhënë nga Tsitsipas në Instagram, thotë: “Të punoja me Goran Ivanisevic ishte një përvojë e shkurtër por intensive, një kapitull vërtet i çmuar në karrierën time. Nuk kam gjë tjetër veçse respekt për të, jo vetëm për atë që ka arritur në tenis, por edhe për personin që është”. Por versioni...