Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump tha se Hamas nuk dëshiron marrëveshje, grupi palestinez: Tronditën e Presidentit të gjithë botën
Hamasi i ka hedhur poshtë dhe i ka quajtur “tronditëse” deklaratat e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili akuzoi grupin islamist palestinez se nuk dëshiron një marrëveshje armëpushimi në Gaza. Presidenti i SHBA-së deklaroi dje se Hamasi “nuk dëshiron një marrëveshje” pas dështimit të negociatave indirekte me Izraelin të mbajtura në Doha. I dërguari i tij, Steve Witkoff, pranoi të enjten se bisedimet, të cilat kanë vijuar për më shumë se dy javë me ndërmjetësimin e Katarit, Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit, kanë dështuar. Ai vuri në dyshim qëllimet e mira të Hamasit. “Deklaratat e presidentit amerikan dhe të dërguarit të tij tronditën...