Trump telefonon Musk, i kërkon të heqë kufizimet mbi përdorimin e Starlink nga Ukraina

Trump telefonon Musk, i kërkon të heqë kufizimet mbi përdorimin e Starlink nga Ukraina

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump telefonoi Elon Musk dhe i kërkoi atij të hiqte kufizimet mbi përdorimin e Starlink nga Ukraina, raportoi të enjten Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë. Sistemi Starlink po funksiononte më normalisht të enjten, menjëherë pas bisedës Trump-Musk, sipas zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas. Disa zyrtarë ukrainas i thanë gazetës se sistemi nuk ishte rikthyer në funksionalitet të plotë, por po funksiononte me shpejtësi më të lartë sesa nën limit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy tha më herët të enjten se shpejtësia e Starlink nuk ishte rivendosur për Ukrainën, duke shtuar se shpresonte për bisedime me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në ditët në vijim. Trump i tha Muskut se ishte i frustruar që shpejtësitë e sistemit mbetën të kufizuara...