Trump shpall armëpushimin energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky: Është risi për mua, nuk dimë asgjë!

Trump shpall armëpushimin energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky: Është risi për mua, nuk dimë asgjë!

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim energjetik me efekt të menjëhershëm, duke u bërë thirrje të dyja palëve që të mos e shkelin marrëveshjen. “Me efekt të menjëhershëm ka hyrë në fuqi një armëpushim energjetik në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Të dyja palët kanë rënë dakord. Mos e shkelni!”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth. Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Moska për armëpushimin e njoftuar nga Trump, ndërsa nga Kievi kanë ardhur deklarata që tregojnë se autoritetet ukrainase nuk ishin në dijeni të një marrëveshjeje të tillë. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse armëpushimi i shpallur është i përhershëm apo i përkohshëm.Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk kishte dijeni...