Trump përmend Kosovën dhe Serbinë në OKB: I dhashë fund luftës
Presidenti amerikan Donald Trump e ka përfshirë sërish çështjen Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke e renditur atë mes tetë konflikteve që ai deklaron se janë përfunduar ose parandaluar gjatë mandatit të tij. Gjatë fjalimit para liderëve botërorë, Trump tha se përpjekjet e administratës amerikane për të ndërmjetësuar në këto konflikte kanë sjellë rezultate dhe se liderët e vendeve të përfshira i kanë shprehur mirënjohjen e tyre. Duke iu referuar Kosovës dhe Serbisë, presidenti amerikan e përmendi këtë përplasje në listën e konflikteve ku, sipas tij, diplomacia e SHBA-së ka kontribuar në parandalimin e përshkallëzimit dhe ruajtjen e stabilitetit. “Pothuajse secili prej këtyre vendeve më shkroi një letër falënderimi”, deklaroi Trump gjatë fjalimit në OKB. Në të njëjtin kontekst,...
Burimi:
ntv.al