Trump për Teheranin: Nuk më intereson nëse nënshkruajnë një marrëveshje, kemi kontroll të plotë të Ngushticës së Hormuzit
Me tone të ashpra, Donald Trump ka reaguar sërish për situatën me Iranin, duke mohuar se SHBA-të po përpiqen të detyrojnë Teheranin të rikthehet në tryezën e negociatave. Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, presidenti amerikan ka përgënjeshtruar një raportim të ABC News, të cilin e ka akuzuar sërish për dezinformim. “Unë nuk po përpiqem ta detyroj Iranin të ulet në tryezën e negociatave, siç raportoi ABC Fake News”, shkroi Trump. Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se nuk i intereson nëse Irani nënshkruan një marrëveshje, të cilën ai e cilësoi si “pa vlerë” për Teheranin. “Nuk më intereson aspak nëse ata nënshkruajë një marrëveshje që nuk vlen për ta. Më pëlqen më shumë pozicioni në të cilin ndodhemi tani, me kontroll pothuajse...
Burimi:
vizionplus.tv