Trump nis telefonatën me Putinin, pritet edhe me Zelenskyn

Trump nis telefonatën me Putinin, pritet edhe me Zelenskyn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nisur një bisedë telefonike me liderin rus, Vladimir Putin, në përpjekje për ta arritur një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë tha se biseda telefonike nisi në orën 10:30 me kohën e Uashingtonit, dhe sapo të mbarojë ajo, Trump do t’i telefonojë edhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se qëllimi i Trumpit është “ta shohë përfundimin e luftës”, dhe se “ai është zemëruar dhe lodhur nga të dyja palët”. Steve Witkoff, emisar i Shtëpisë së Bardhë, i cili është...
Burimi: Opinion.al